Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPIK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Fill i trashë prej leshi të dredhur, gjalmë leshi. Po tirrte shajakun me spik.
2. Gajtan, zakonisht i zi, i dredhur prej fijesh leshi, që vihet për zbukurim në veshjet kombëtare. Spik i zi (i kuq, i bardhë). Spik i dredhur me tetë fije.
✱Sin.: spikth, gjalmë, gajtan.
♦*I hoqi spik jetës, bënte jetë shumë të mirë.
SPIKII vep., ~A, ~UR kal. 1. Mjel deri në fund, shter; mjel dhitë etj., kur kanë pak qumësht, i heq pikën e fundit të qumështit: E spika lopën. I spikën dhentë, nuk mbeti gjë për në darkë.
2. E pi të tërë, nuk lë asnjë pikë. Fëmija i uritur e spiku gotën e qumështit me një frymë. E spiku shishen e ujit nga etja.
SPIKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesa më e ngritur e një vendi në krahasim me rrafshin; reliev. Spikamat e tokës. Dëgjoheshin spikama në atë luginë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIKÁT (SPIKÁS) vep., ~A, ~UR jokal., kryes. vet. v. ІІI Bie në sy a dallohet mirë midis gjërave të tjera, del në pah, shquhet. Spikatin oxhakët e fabrikave (ndërtesat e reja). Spi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SPIKÁT/EM jovep., ~ (u), ~UR vetv., kryes. vet. v. III Dallohem për ndonjë cilësi a veti, shquhem midis të tjerëve për diçka. Gjatë shfaqjes ishte ai grup që u spikat më shumë nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIKÁTJ/E,~A f. Veprimi kur spikat a spikatem; shquarje; dallim. Spikatja e talentit (e mjeshtërisë). Spikatja e tipareve pozitive.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍKER,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që jep lajmet, lexon programet etj. në radio ose në televizion; folës. Spikeri i radios. Zëri i spikerit. 2. Ai që njofton numrat e programit në një …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍKER/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që jep lajmet, lexon programet etj. në radio ose në televizion; folëse. Spikerja e radios. Zëri i spikeres 2. Ajo që njofton numrat e programit n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIKTH,~II m. sh. ~A, ~AT Gajtan i dredhur prej fijesh leshi, që vihet si zbukurim në veshjet kombëtare; spikI 2. I vendosën spikthat te xhamadani i qëndisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIKTH,~III m. sh. ~A, ~AT Radha e fundit e çorapit të punuar me shtiza; sythi i çorapes, i trikos etj. Plaka i kapi spikthat dhe e mbylli thurjen e çorapit. Qepi edhe rreshtin e f…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIKTH,~IIII m. sh. ~A, ~AT bot. Bimë që sapo ka mbirë nga toka; lastar, bimëz, filiz. Spikthi sapo kishte dalë në sipërfaqen e tokës. Spikthi i lules që mbolli kish nisur të bulëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Llastik që lëshohet në fund kur thurim me shtiza, që të mos shthuret çorapi etj. E forcoi spikën që të mos shqepej çorapi.2. Shtresa me baltë etj. që i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë