Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPEKUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal.1. Nxjerr fitime duke blerë mallra me rrugë të parregullta e duke i shitur me çmime më të larta ose fitoj nga blerja e shitja e letrave me vlerë dhe e monedhave duke shfrytëzuar lëkundjet e kursit të shkëmbimit Spekulonin me drithin (me lëkurët). Spekulonte me aksione (me arin, me valutën e huaj)
2. fig. Përpiqem të nxjerr përfitime nga mungesat e nga vështirësitë e dikujt; shfrytëzoj mirëbesimin e dikujt a një tipar tjetër të tij për qëllime jo të mira. Tregtarët spekulonin me paditurinë e fshatarëve. Spekulon me butësinë (me zemërgjerësinë) e të tjerëve. Kërkonin të spekulonin me demokracinë tonë.
3. fig. E përdor dikë ose diçka sipas qëllimeve a synimeve të mia, duke shtrembëruar faktet dhe të vërtetën. E përdorte kritikën për të spekuluar dhe për të fituar vëmendjen e të tjerëve.
SPEKULÁNT,~E mb. 1. Që u referohet spekulimeve tregtare dhe financiare; që bëhet për qëllime fitimi. Investim spekulant. Synime spekulante.2. Që ka të bëjë me spekulimet filozofike…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që kryen spekulime financiare dhe tregtare, duke shfrytëzuar me mjeshtëri situata të veçanta; ai që nuk ka skrupuj të nxjerrë përfitime personale …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që kryen spekulime financiare dhe tregtare, duke shfrytëzuar me mjeshtëri situata të veçanta; ajo që nuk ka skrupuj të nxjerrë përfitime perso…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULATÍV,~E mb., filoz. Që arrihet me anë të të menduarit; mendor, abstrakt. Qëndrime spekulative. Synimet e saj spekulative. Diskutimi kishte qasje spekulative.2. Që ka të bëjë …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me spekulime, spekulues; matrapaz. Spekulatorët e tregut të zi (e bursës). Spekulatorët e drithit (e tokave). Dallaveret e spekulatorëve.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spekuloj a spekulohet; nxjerrje e fitimeve me rrugë të parregullt; blerja e shitja e mallrave dhe e sendeve të tjera me vlerë për të fitua…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SPEKUL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~UAR 1. vetv., vet. v. III Përdoret diçka në mënyrë të shtrembëruar e mashtruese për qëllime të caktuara. Spekulohet në emër të novatorizmit. Spekuloh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULÚES,~E mb. Që merret me spekulime; që nxjerr fitime me anë të spekulimit. Çmim spekulues. Ndërmarrje spekuluese. Tregu privat spekulues.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPEKULÚES,~I m. sh. ~, ~IT Spekulator, matrapaz. Spekuluesit mund të arrijnë fitime të mëdha në periudha të shkurtra kohe, por gjithashtu janë të ekspozuar ndaj humbjeve të mëdha n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÉKULUM,~I m., mjek. (lat. Speculum) Instrument që përdoret kryesisht në mjekësi dhe kërkime shkencore për të ndihmuar në shqyrtimin e hapësirave të trupit dhe për të mundësuar qa…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë