Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPECIÁL,~E mb. 1. Që dallohet për diçka të jashtëzakonshme, i veçantë; kund. i zakonshëm. Në kushte speciale.
2. Që është i caktuar a që bëhet posaçërisht për dikë a për diçka, i posaçëm; kund. i zakonshëm. Repart special. Makinë (enë) speciale. I dërguar (korrespondent) special.
3. Që lidhet me një degë të veçantë e të ngushtë të shkencës a të teknikës; kund. i përgjithshëm. Term special. Lëndë speciale. Studime speciale.
4. Që është i një cilësie të veçantë, më të lartë se të tjerët; që bën punë të një cilësie të veçantë a nxjerr nga duart sende me cilësi më të lartë se të tjerët. Duhan special. Rrobaqepësi speciale.
SPECIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka njohuri të posaçme dhe të thelluara në një degë të shkencës, të teknikës a në një mjeshtëri; ai që punon në fushën e një specialiteti. Spec…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka njohuri të posaçme dhe të thelluara në një degë të shkencës, të teknikës a në një mjeshtëri; ajo që punon në fushën e një specialiteti. Sp…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Degë e veçantë e një shkence, e teknikës a e një mjeshtërie; lëndë e posaçme që mësohet në një shkollë të lartë; puna për të cilën dikush ka marrë …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALIZÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ndjek një kurs specializimi. Specializantët do t’i nënshtroheshin provimit të fundit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur specializoj a specializohem; përgatitje e posaçme në pikëpamje profesionale për një degë të veçantë të shkencës, të teknikës a të një mjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr njohuri të posaçme e të thelluara në një degë të shkencës a të teknikës ose fitoj shprehi të veçanta në një mjeshtëri, përgatite…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap njohuri e shprehi të posaçme e të thelluara në lëmin e një shkence, të një teknike a të një mjeshtërie; e përgatit si specialist në një …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALIZÚAR (i, e) mb. Që është specializuar; që është pajisur me njohuri e shprehi në një degë të shkencës, teknikës etj. Ishte i specializuar në inxhinieri mjedisi. Studentët e …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIÁLË,~T m. kryes. sh. Njësi ushtarake, forca të policisë speciale. Kur situata po rëndohej, erdhën specialët. Ndërhyrja në kohë e specialëve shmangu një tragjedi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë