Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPÉC,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Capsicum annuum) Bimë barishtore e butë me kërcell të degëzuar, me gjethe vezake, me lule të vogla të bardha, që bën fryte të fryra me lëkurë mishtake në ngjyrë të gjelbër, të verdhë a të kuqe me fara brenda dhe është një nga perimet më të përhapura; frytet e kësaj bime që përdoren për ushqim; piperkë. Spec i kuq. Spec djegës. Speca gogozhare. Speca të tharë. Speca të mbushur. Speca të pjekur (të skuqur). Speca turshi. Salcë specash.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje bimësh. Spec i egër (lat. Circaea Luteliana) bimë barishtore me gjethe të thjeshta, të përkundërta, kërcell të hollë e me push, me lule të vogla të bardha që lidhin kokrra dythelbore të kuqe me push; në dimër bima thahet dhe rizomat mbeten në tokë të paprishura. Spec i zi (lat. Piper nigrum) bimë kacavarëse dythelbore, e kultivuar në shkallë të gjerë në Vietnam dhe Indi, që bën kokrra të zeza djegëse e me erë të mirë, të cilat vilen para se të piqen dhe përdoren për të lezetuar gjellën; piper i zi. Spec tulës Spec me tul të ëmbël.
3. Pluhur i kuq nga frytet e thara e të grira imët të një lloji të veçantë të kësaj bime, me kokrra të vogla, të kuqe e shumë djegëse, i cili i hidhet gjellës; piper i kuq. Spec i kuq. U hedh spec fasuleve (lakrave).
4. fig. bised. Njeri shumë nevrik, që merr zjarr për çdo gjë. Është një spec që nuk durohet.
✱Sin.: gogozhare, piper, nevrik, pipirickë, pipere.
♦ U bë spec (piper) (dikush) u skuq shumë nga turpi, nga zemërimi etj., u turpërua shumë; u nxeh keq, i hipi inati menjëherë, u tërbua nga inati; u bë flakë (në fytyrë); u bë prush (në fytyrë); u bë lulëkuqe (në fytyrë); u bë lafshë gjeli tall.; mori flakë. Nuk hahet as me spec e as me hudhër (diçka a dikush) shih s’hahet as me vaj e as me uthull (diçka a dikush). E ka spec e uthull (me dikë) shih (shkojnë) si macja me miun. (U zunë) për pesë *para spec. *Punë me spec. Spec djegës keq. njeri idhnak, nevrik i madh.
SPECÁLL/Ë, ~ A f. sh. ~A, ~AT Piper i kuq, spec i kuq. I mbushi dy vazo të vogla me specallë të freskët. Gruaja bënte gjellë të shijshme me specallë. I kishin karakteristikë të zon…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë ku mbahet speci; piperore. E hodhi gati gjithë specaren mbi pjatë. Enët me specare i kishin nxjerrë në tryezat e panairit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIÁL,~E mb. 1. Që dallohet për diçka të jashtëzakonshme, i veçantë; kund. i zakonshëm. Në kushte speciale. 2. Që është i caktuar a që bëhet posaçërisht për dikë a për diçka, i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka njohuri të posaçme dhe të thelluara në një degë të shkencës, të teknikës a në një mjeshtëri; ai që punon në fushën e një specialiteti. Spec…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIÁLË,~T m. kryes. sh. Njësi ushtarake, forca të policisë speciale. Kur situata po rëndohej, erdhën specialët. Ndërhyrja në kohë e specialëve shmangu një tragjedi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÉCI/E,~A f. sh. ~E, ~ET biol. 1. Njësi bazë e botës së gjallë, që përfaqëson një tërësi individësh që kanë tipare të njëjta biologjike dhe morfologjike dhe që duke u riprodhuar j…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIFÍK,~E mb. Që është karakteristik dhe i veçantë për një send, për një dukuri a për një njeri ose për një grup të caktuar dhe që i bën të dallohen nga të tjerët; krejt i posaçë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIFIKÍM,~I m. sh. ~E,~ET spec. 1. Përcaktim në mënyrë të veçantë i të dhënave për diçka ose dallimi i diçkaje ndër të tjerët. Specifikime të fabrikës. Me specifikime të hollësis…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIFÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tërësia e tipareve që përbëjnë anën e veçantë dalluese të një sendi ose të një dukurie, veçoria dalluese; veçanti. Specifika e punës (e metodës). Speci…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPECIFK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj në mënyrë të veçantë të dhënat për diçka ose e dalloj veçan diçka ndër të tjerat. Specifikon kushtet. Nuk e ka specifikuar për cilin r…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë