Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPASTRÚES,~E mb. 1. Që bëhet a që shërben për të hequr papastërtitë ose gjërat e tepërta në një vend; pastrues. Punë spastruese.
2. fig. Që bëhet për të zhdukur gjërat e dëmshme ose për të larguar nga një detyrë ata që nuk e meritojnë atë vend ose që mund të dëmtojnë punën. Veprim (ndikim) spastrues. Masa spastruese.
SPASTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merret me heqjen e papastërtive në një vend; ai që merret me pastrimin e diçkaje, pastrues. Skuadra e spastruesve u largua natën vonë.
2. sport. Lojtar i mbrojtjes që ka për detyrë të largojë topin nga zona e portës. Lëvizjet e spastruesit ishin të shpejta dhe bllokuese.
SPASTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur spastroj a spastrohem; heqje e papastërtive dhe mbeturinave. Spastrim rrënjësor.2. Dëbim i forcave të armikut nga trojet e një vendi. Opera…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SPASTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Largoj nga vetja me punë e edukim të vazhdueshëm çdo gjë të keqe, që më pengon të eci përpara në rrugë të drejtë. Spastrohemi nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPASTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR kal. 1. Heq papastërtitë e mbeturinat që kanë zënë vend ose që janë përzier me diçka. E spastroi rrugën. Spastron mineralin (xeherorin). 2. usht. Dëboj n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPASTRÚAR (i, e) mb. Që është spastruar. Ambienti i spastruar nga gjithçka nuk njihej më.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë