Fjalori
SPALCË

SPÁLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Solea solea) Peshk me disa lloje, i cekëtinaveujëravekripura e të ëmbla, deri rreth 70 cm gjatësi, me trup vezak e petashuq, me kurrizmurrmë e bark si të bardhë, me të dy sytëanën e djathtë e trupit dhe me mishshijshëm; ushqehet me butakë, krimba dhe peshqvegjël. Peshkatarët nxorën nga rrjeta një tufë me spalca. Nëna përgatiti një darkë me spalcapjekurambaruan sa hap e mbyll sytë.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje spalcash. Spalcë e egër (lat. Pagrus caeruleostictus) peshk rreth 50 cm i gjatëjetonfundet shkëmbore ose me zallthellësi dhe ushqehet me peshqvegjël, butakë, krimba dhe bimë. Spalcë e kuqe peshk me trupgjatë e të shtypur, me kurrizngjyrëtrëndafiltë e me anët si të argjendta. Spalcë nate (lat. Diplodus sargus) peshk i cekëtinave të Atlantikut Lindor, Oqeanit Indian, Mesdheut dhe Detit të Zi, rreth 22 cm i gjatë, me shirita ngjyrë kafeçelët e të errët për së gjeri, me dhëmbëfortë me të cilët çan guaskat e midhjeve; ka mishshijshëm sa kohëështë i freskët. Spalcë pullalie (lat. Pagellus bogareveo) peshk i Mesdheut dhe Atlantikut, me luspa e pendëkuqe, rreth 30 cm i gjatë. Spalcë rëre (lat. Lithognathus mormyrus) peshk deti i Atlantikut Lindor, Mesdheut dhe Detit të Zi, i ngjashëm me spalcën e natës.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.