Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SOVRÁN,~E mb. 1. Që gëzon sovranitet; që ka të bëjë me sovranitetin. Shtet sovran. Të drejtat sovrane. Jemi të lirë e sovranë.
2. Që është i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër. Popull sovran. Sundimtar sovran.
3. Që i përket dikujt me të drejtë dhe me ligj; që qëndron më lart se çdo gjë. Të drejtat sovrane të popullit. Interes sovran i popullit.
SOVRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kryetari i një shteti me regjim monarkik, mbreti, mbretëresha ose perandori. Në shtetet moderne demokratike sovran është populli. Në periudhën e feudalizmit, mbretërit ishin të njohur si sovranë të territoreve të tyre dhe kishin autoritet të pakufizuar mbi nënshtetasit e tyre.
SOVRANITÉT,~I m. E drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhëniet me shtetet e tjera, pa iu nënsht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë