Fjalori
SOSUR

SÓSURI (i, e) mb. I përkryer, shumë i mirë: Kundraxhiu i bëri një palë këpucë të sosura.

SOSUR

SÓSURII (i, e) mb. fig.është sosur, i mbaruar, që ka mbërritur në cak; i vdekur. Plak i sosur. Qenke plagosur.

SOSUR
SOSUR

SÓSUR,~IT (të) as., bised. Mbarim, fund. Është në të sosur. S'ka të sosur a) është me shumicëmadhe, s'mbaron kurrë; b) zgjatet shumë diçka.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SOS
SOS

SOSI vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. I jap fund diçkaje, nuk lë më asnjë grimë a asnjë pikë, mbaroj. E sosi tërë miellin (bukën, lakrorin, gjellën, verën, ujin).
2. kal. E shpie derifund, e kryej plotësisht, përfundoj. Nuk e sosi fjalën. E sosi punën. Sosënngrëni.
3. kal. E ndaj mendjen, e vendos përfundimisht. E sosi mendjen, do të nisejnesërmen.
4. fig., kal. Plotësoj, përmbush. Ia sosi dëshirat.
5. jokal., vet. v. ІІI Mjafton diçka për të kryer një punë, arrin. Nuk i sosinhollat! Nuk i sosi stofi.
6. jokal. Arrij në një vend. Sosishtëpi (në punë). Sosi shëndoshë e mirë. Nuk sosi me kohë.
7. kal. Vdes, mbaron, e lënë fuqitë. Mos më vdis e mos më sos.
Sin.: shpenzoj, harxhoj, kryej.

SOS

SOSII vep., ~A, ~UR kal. Thumboj me fjalë. E soste me fjalë sa herë që i jepej rasti.

SOS

SOSIII vep., ~A, ~UR kal. Djeg, përcëlloj, zhurit. E paske sosë leqenikun (bukën).

SOS

SOS pj., bised. Përdoretpyetjet dheshprehjet retorike me kuptim mohues ose për t'i dhënë shprehjes një ngjyrim dyshimi a mosbesimi ose qesëndie; se mos, nuk. Sos vjen për të mirë ai! Sos mendonin për ju! Sos ishte lopë e mirë!

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.