Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SOROLLÁT vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. Rrotulloj rreth vetes; sjell rrotull. Sorollat hellin e mishit.
2. fig. E bëj dikë që të vejë e të vijë disa herë për një punë pa ia zgjidhur; e përcjell dikë sa në një vend në tjetrin pa i mbaruar punë; e sjell rrotull, e sjell vërdallë. E sorollati me javë (me muaj) djalin. I sorollatnin njerëzit poshtë e lart.
3. fig. E shtyj herë pas here një punë pa e mbaruar, e zvarrit një punë pa e zgjidhur shpejt e në kohë. I sorollat gjërat (punët).
✱Sin.: endet, bredh.
SOROLLÁTËS,~E mb. Që sorollatet, endet andej këtej. Ai njeri sorollatës nuk vlen për asgjë. fig. Ishte bisedë sorollatëse, nuk kuptuam asgjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÁT vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. Rrotulloj rreth vetes; sjell rrotull. Sorollat hellin e mishit. 2. fig. E bëj dikë që të vejë e të vijë disa herë për një punë pa ia zgjidhur;…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SOROLLÁT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv., bised. 1. Sillem poshtë e lart duke humbur kohën kot; endem pa punë, vij rrotull. U sorrollata gjithë mbrëmjen. Sorollatet rrugëve. Nuk duhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur sorollat a sorollatem; endje poshtë e lart pa punë. Sorollatja ishte aktiviteti i tij i preferuar. Pa hezituar, filloi sorollatj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÁTUR (i, e) mb., bised. Që është sorollatur; i dërguar sa andej-këndej pa i mbaruar punë. Ishte një nëpunës i sorollotur nga njëra zyrë të tjetra. Qytetari i sorollatur nëpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÍMTHI ndajf. Përqark, rrotull, vërdallë. Vjen sorollimthi. Mos u end sorollimthi se na more mendtë!
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÓ,~I m., bised. Gjellë e gatuar me lëng të trashë e pa shije. Gatoi një sorollo që nuk e hëngri asnjë. Sorolloin që gatuante zakonisht nuk e donte asnjë i familjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOROLLÓP,~I m., bised., mospërf. Farefisi a rrethi i largët familjar. Erdhi me soj e sorollop erdhi me të gjithë sa kishte.♦ Me *soj e sorollop keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë