Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÓP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e ngritur si gungë a si breg në sipërfaqen e tokës; kodrinë e vogël dhe e ulët, bregore, stom. Tokë gjithë sopa e gropa. U ul në një sop.
2. tek. Pjesa vijore e ngritur ndërmjet dy kanaleve të thelluara në një vegël a në një gyp. Vjaskat dhe sopat e tytës së armës.
✱Sin.: bregore, pilë.
SOPÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Breg i ulët në sipërfaqen e tokës; bregore. Fëmijët hipnin mbi sopal me radhë. Kishin çelur disa lule nëpër sopale.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Sëpatë e vogël; latë. I preu degët me sopik. E futi sopikun në trastë dhe u nis për në mal.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÓPK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Pengore që u vihet kuajve te dy këmbët e para, stërkëmbës, kleçkë. U vuri sopkën kuajve të mos largoheshin. Kuajt kishin sopkë, prandaj nuk mund të ecnin …
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPOJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Carpinus betulus) Shkozë me trung të trashë, me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me lëkurë ngjyrë hiri, të hollë e të lëmuar, që rritet si dru pyl…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPÓL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend në fushë që nuk ujitet, vend i thatë. Ishin tharë të gjitha bimët në sopole.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPOTÁR,~E mb. Që ka të bëjë me Sopotin, me malësinë e Sopotit, me vendasit a banorët e saj; i Sopotit. Gatim karakteristik sopotar. Tradita sopotare.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPOTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vendas a banor i Sopotit; ai që e ka prejardhjen nga Sopoti. Sopotarët janë të njohur për mikpritjen e tyre dhe për ruajtjen e traditave të lashta të kult…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPOTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vendase a banore e Sopotit; ajo që e ka prejardhjen nga Sopoti. Sopotaret dallohen për gatimet e tyre të shijshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOPRÁNO,~JA f. sh. ~, ~T muz. 1. Zëri më i lartë natyror i gruas ose i një djali të vogël. Zëri i sopranos kumboi në të gjithë sallën.2. Pjesë për zë sopranoje. Në atë pjesë të shf…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë