Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÓND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pajisje për të bërë shpime të thella në tokë, që ka si pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokë të posaçme dhe që zakonisht rrotullohet nga një motor. Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën sondën.
2. mjek. Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë, që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një sëmundje ose për qëllime mjekimi. Larja e stomakut me sondë. I vuri (i futi) sondën. E ushqejnë me sondë.
3. spec. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që ngrihet në ajër me balonë për qëllime studimi. Lëshuan një sondë.
4. astr. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme sondash. Sondë kozmike anije kozmike pa pilot që lëshohet për të marrë dhe transmetuar të dhëna sipas qëllimit të misionit ose për t'u lidhur me një stacion ndërplanetar.
SÓND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Pjesa e sipërme e hapur e dollapëve, që përdoret për të mbajtur enët, musëndër. I sistemoi në sondër. I hapi disa pjata dekorative në sondër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SONDÁZH,~II m. sh. ~E, ~ET tek. Shpim me sondë, sondim. Sondazhe për të gjetur ujë të pijshëm. Bënë sondazhe për zbulimin e rezervave të naftës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SONDÁZH,~III m. sh. ~E, ~ET fig. Hetime paraprake që bëhen me rrugë të ndryshme ose me mënyra të tërthorta për të njohur gjendjen, mendimet e qëndrimet për diçka etj. Sondazhe dipl…
Shfaq përkufizimin e plotë →SONDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sondoj; hetim me anë të sondës. Sondimi i stomakut (i mëlçisë). Sondimi i një toke të panjohur. Bënë sondime.
Shfaq përkufizimin e plotë →SONDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT spec. Punëtor që punon me sondë për shpime të thella në tokë. Sondistët e ndërmarrjes gjeologjike. Skuadra e sondistëve po përgatitej për të bërë punime m…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. spec., kal. Hetoj me anë të sondës. Sondojnë nëntokën. Do të sondonin një shpellë të paeksploruar më parë.2. fig., kal. Përpiqem të njoh gjendjen ose me…
Shfaq përkufizimin e plotë →SONDÚAR (i, e) mb. Që është sonduar; që është shpuar a hetuar me sondë. Objekti i sonduar ishte rrethuar nga punëtorët. Nga puset e sonduara po fillonte të dilte naftë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë