Fjalori
SOJLI

SOJL/Í,~ÉSHË mb., bised., vjet. 1. Që i përkiste një familjeje nga shtresa e lartë, që e kishte prejardhjen nga një derë fisnike ose që mbahej për i mirë; që i përket një familjejenjohur për veti e cilësimira. Burrë sojli. Grua sojleshë.
2. është nga një racë e mirë (për kafshët shtëpiake). Kalë sojli.
Sin.: i fisëm, fisnik, sojnik, i sojshëm.

SOJLI

SOJLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Njeri që i përkiste një familjeje nga shtresa e lartë, që e kishte prejardhjen nga një derë fisnike; ai që i përket një familjejenjohur për veti e cilësimira. Ishte sojli e nga derë sojlish. Sojliun e pritën me nderime.
Sin.: fisnik, sojnik.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.