Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÓF/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Tryezë dërrase shumë e ulët me trajtë të rrumbullakët, rreth së cilës shtrohen ndenjur për të ngrënë; tryeza e bukës. Sofër e madhe (e vogël). Shtroi (ngriti) sofrën. U ulën në sofër. U shtruan rreth sofrës. I hoqën sofrat e hëngrën në tryezë.
2. përmb. Tërësia e të ftuarve që ulen njëherësh rreth një tryeze në një dasmë, gosti etj. Sofra e grave (e burrave, e fëmijëve). Dy sofra burra e tri sofra gra. Tri sofra me të ftuar.
3. fig. Një shumicë njerëzish, një mori. Një sofër fëmijë.
4. fig. Burim; gurrë. Letërsia moderne në Ballkan u ringjall në një nga ato sofrat më të moçme e më të begata të artit në shkallë globale.
5. fig. keq. Rrethi i interesave e i qëllimeve të përbashkëta të një grupi. Në sofrën e interesave të ngushta. Ha (shtrohet, rri) në një sofër me dikë ka po ato interesa e qëllime me dikë.
✱Sin.: tryezë, mësallë.
♦ E gjeti sofrën (lëmin) *shtruar (dikush) keq. Ha në një sofër (me dikë) keq. është njësoj me dikë e bashkëpunon me të për diçka, është i lidhur me dikë për të bërë diçka; ha në një çanak (me dikë). I rri sofra *shtruar (dikujt).
SOFËRLLÉJK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Pëlhurë që shtrohet nën sofër. Shtruan sofërllejkun. Vajza e kishte qëndisur sofërllejkun dhe e shtroi në mbrëmje para darkës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOFËRSHTRÚAR mb. Bukëdhënës, mikpritës. Ishte një burrë sofërshtruar, të gjithë i priste e i përcillte në shtëpinë e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Parcelë me ullinj. Kishte dalë në sofë për të parë pemët. U mblodhën në sofa që të vilnin ullinjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë