Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SODÍTËS,~E mb. 1. Që shpreh vëmendje dhe që bëhet pa u ngutur e me ëndje, kundrues (për mënyrën e vështrimit). Vështrim soditës.
2. Që vështron rrjedhën e ngjarjeve, pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, që rri mënjanë e bën sehir; që nuk merr pjesë në një punë a veprimtari, ndonëse është i pranishëm. Qëndrim soditës. Nuk qëndrojnë në pozita soditëse.
✱Sin.: kundrues, shikues, vëzhgues, sehirxhi.
SODÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vështron diçka pa u ngutur dhe me ëndje. Soditësit e natyrës. Soditës i peizazhit.
2. Ai që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, ai që rri mënjanë e bën sehir, spektator. Soditës i thjeshtë. Rri si soditës. Nuk qëndrojmë si soditës të ngjarjeve.
✱Sin.: kundrues, shikues, vëzhgues, sehirxhi, spektator.
SODÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vështron diçka pa u ngutur dhe me ëndje. Soditëset e natyrës. 2. Ajo që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzier në punën e të tjerëve e pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë