Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SOCIALDEMOKRACÍ,~A f., pol. 1. Ideologji politike, shoqërore dhe ekonomike që ka në themel përdorimin e mjeteve demokratike për kalimin gradual nga kapitalizmi në socializëm. Socialdemokracia e vendeve nordike. Socialdemokracia evropiane.
2. Emër i disa partive punëtore në shekullin XIX dhe i disa partive në shekullin tonë. Socialdemokracia gjermane (ruse, austriake). Krerët e socialdemokracisë së djathtë.
SOCIÁL,~E mb. Shoqëror. Revolucion social. Mjedisi social. Përbërja sociale. Dukuri sociale. Asistencë sociale ndihmë ekonomike për njeri a familje me të ardhura nën nivelin minima…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALDEMOKRÁT,~E mb. Që ka të bëjë me socialdemokracinë, që ndjek dhe zbaton pikëpamjet e socialdemokracisë. Parti socialdemokrate. Nga pozita socialdemokrate.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALDEMOKRÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar e përkrahës i pikëpamjeve të socialdemokracisë; anëtar i një partie socialdemokrate. Socialdemokrat i djathtë. Socialdemokratët e anëtarësua…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALDEMOKRÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ithtare e përkrahëse e pikëpamjeve të socialdemokracisë; anëtare e një partie socialdemokrate. Sabotimi i grevave nga socialdemokratët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALIMPERIALÍST,~E mb., pol. Që ka të bëjë me socialimperializmin, që ndjek politikën dhe metodat e socialimperializmit. Shtet socialimperialist. Klikë socialimperialiste. Nga po…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALIMPERIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT pol. Përfaqësues e përkrahës i socialimperializmit; ai që ndjek dhe zbaton politikën e metodat e socialimperializmit. Politika hegjemoniste e so…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALÍST,~E mb., pol. 1. Që ka të bëjë me socializmin a mbështetet në kontrollin shtetëror të të gjitha aspekteve të jetës së vendit ose që ka për qëllim vendosjen dhe ndërtimin e…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ithtar e përkrahës i ideve socialiste, i vendosjes së pronësisë shoqërore mbi mjetet e prodhimit. Socialistët e rinj. Përkrahja e socialistëve.2. Anë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Organizim i ekonomisë së vendit sipas parimeve të socializmit, shoqërizim. Socializimi i individëve. Socializimi i pronës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SOCIALIZ/ÓHET jovep., ~UA (u), ~UAR 1. vetv., vet. v. III Organizohet sipas parimeve të socializmit Bisedat e shumta bënë që ai të socializohej e t’i zbatonte ato parime. U social…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Organizoj sipas parimeve të socializmit. Idetë që patën i ndihmuan të socializonin dhe të zbatonin teoritë e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALIZÚAR (i, e) mb. Që është socializuar; i organizuar sipas parimeve të socializmit. Ideologjia e socializuar. Doktrinat e socializuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALÍZ/ËM,~MI m., pol. filoz. 1. Tërësi teorish ose sistemesh të organizimit të shoqërisë sipas të cilave mjetet e prodhimit dhe shpërndarja e të ardhurave janë në duart e kolekt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALPEDAGOGJÍ,~A f. Një fushë e studimeve dhe praktikës që fokusohet në përdorimin e teorive dhe metodave pedagogjike për të ndihmuar individët dhe grupe të ndryshme në zhvillimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALREFORMÍST,~E mb. Që ka të bëjë me reformat shoqërore, që është i prirë për të bërë reforma shoqërore, i socialreformizmit. Parimet socialreformiste. Metodat socialreformiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALREFORMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar e përkrahës i reformave sociale, i socialreformizmit. Socialreformistët e rinj. Idetë e socialreformistëve. Grupimet e socialreformistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALREFORMÍZ/ËM,~MI m. Qasje që synon përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të individëve dhe grupeve në shoqëri, që mund të përfshijë ndryshime në sistemin ligjor, polit…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALSHOVINÍST,~E mb. Që ka të bëjë me socialshovinizmin, që i përket socialshovinizmit, i socialshovinizmit. Qëndrim socialshovinist. Doktrina socialshoviniste. Idetë socialshovi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALSHOVINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar e përkrahës i socialshovinizmit. Grupimet e socialshovinistëve. Përhapja e socialshovinistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SOCIALSHOVINÍZ/ËM,~MI m. Ideologji që përpiqet të kombinojë aspekte të socializmit me shovinizmin, duke theksuar përfitimet dhe interesat e një grupi të caktuar, shpesh duke e vend…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë