Fjalori
SOBË

SÓB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Pajisje për të ngrohur një dhomë ose për të gatuar, zakonishttrajtën e një kutiemadhe prej metali, prej balte etj., me vendin për të ndezur zjarrin dhe me qyngjet për të tërhequr tymin; stufë. Sobë me dru (me gaz, me qymyr). Sobë për ngrohje. Qyngjet e sobës. Furra e sobës. Ndezi sobën. Rri afër sobës. I hedh dru (qymyr) sobës. Sobë ekonomike sobë e madhe për të gatuar dhe me furrë për të pjekur.
Sin.: shporet, forum, koftor.

SOBË

SÓB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Kthinëkatin e parë, ku në dimër ndizet zjarri vazhdimisht;. Rrinësobë.
2. Dhomë; odë. Hyrisobëburrave. Soba e grave.


Rezultate të ngjashme

SOBËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtri i ndërtimit të sobave. Sobëtari ishte në punishten e tij. Mjeshtërinë e tij sobëtari ua kaloi dy ndihmësve të rinj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SOBËTARÍ,~A f. Mjeshtëria e ndërtimit të sobave. Sobëtaria ishte trashëguar brez pas brezi në atë familje. E përvetësoi shumë shpejt mjeshtërinë e sobëtarisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.