Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SNÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë dhe më e pasur, që pëlqen vetëm gjërat e huaja e të stërholluara dhe i përbuz njerëzit e klasave a të shtresave të ulëta shoqërore ose gjërat e vendit të tij. Një snob hyri në paradhomë.
2. Njeri pa vlera, që imiton të tjerët, që shtiret i dijshëm e i kulturuar. Natyra e tij prej snobi e bën që të kishte shumë pak miq. Është interesante të shohësh snobë mes njerëzve të thjeshtë. Snobi i shpërfillte veshjet e thjeshta dhe komode.
SNÓB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjek mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë dhe më e pasur, që pëlqen vetëm gjërat e huaja e të s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SNOBÍST,~E mb. Që ka të bëjë me snobizmin, i snobizmit. Njeri snobist. Sjellje snobiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →SNOBÍZ/ËM,~MI m. Prirje e ngulitur për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë e më e zgjedhur; shije e sëmurë për t’i pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë