Fjalori
SMIRË

SMÍR/Ë,~A f. Ndjenja e lakmisë, e keqardhjes dhe e keqdashjes, që na ngjallet kur shohim dikëmirë se veten. E kanë smirë. E shihte me smirë. Foli me smirë. Plasi nga smira.
Sin.: zili, resë.


Rezultate të ngjashme

SMÍRËS,~E mb. Që është ziliqar. Njeri smirës. Ai e gjykonte gjithmonë, ishte një smirës i fatit të tij të mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është smirëzi, ai që ua ka smirë të tjerëve, ziliqar. Gjithë jetën mbeti një smirës mjeran.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMÍRËS,~E f. sh. ~E, ~ET Ajo që është smirëzezë, ajo që ua ka smirën të tjerëve, ziliqare. Ndër gjithë shoqet, ajo ishte smirësja. Smirëses po i flisnin me urrejtje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIRÁK,~E mb. Që është smirëzi, ziliqar. Njeri më smirak nuk kisha parë asnjëherë. Kishte shpirt smiraku, prandaj nuk i qeshte buza kurrë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ ËT Ai që ka inat mirëqenien e të tjerëve; ziliqar. Smiraku shpirtvogël erdhi të shtirej përsëri. Kishte mbetur gjithë jetën një smirak i mjerë.Sin.: smirëzi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMÍRNË,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Smyrnium perfoliatum) Bimë barishtore dyvjeçare, me kërcell të hollë dhe gjethe gati rrumbullake, me tufa lulesh në majë të kërcellit që çelin n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kam smirë dikë. E smiron për zellin dhe aftësitë që ka.Sin.: resoj, zilis.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIRÓR,~E mb. Që ka smirë për dikë, smirëzi. Synimet e tij smirore ishin të dukshme tashmë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka smirë për dikë, smirëzi. Është një smiror i keq. Sin.: resëtar, ziliqar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SMIRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka smirë për dikë, smirëzezë. Mjerë ajo sa smirore është!Sin.: resëtare, ziliqare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.