Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SMAT,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Kunj i hollë që përdoret për të shpuar lëkurën ose diçka tjetër të trashë që duhet qepur. Po e qepte thesin e vjetër me një smat. Mori një smat për të hequr gjembin nga gishti.
2. Thumb i bletës ose grerëzës, smag. U mundua shumë për t’ia hequr smatin nga dora.
✱Sin.: bisk, lastar, filiz, kunj, çengel, ngallë, njomëz, rrënjëz, mugull, ngallicë.
SMATHÉQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kreshtë mali e zhveshur. Dukej që larg dëbora në smatheq.
Shfaq përkufizimin e plotë →SMATÓSI vep., ~A, ~ÚR kal. dhe jokal., vet. v. ІІІ Nxjerr biskun e parë të njomë mbi tokë, fillon të mbijë, nxjerr krye përmbi tokë. Ka smatosur gruri (misri). Qepët kishin nisur t…
Shfaq përkufizimin e plotë →SMATÓSII vep., ~A, ~ÚR kal. Shpoj me smat për ta qepur. Smatos opingat. Smatosi thasët që do fusnin drithërat.
Shfaq përkufizimin e plotë →SMATÓSUR (i, e) mb. Që është smatosur; i shpuar me fëndyell, me bizë. Po binte gruri nga thesi i smatosur. Mjeshtri nuk po e qepte dot këpucën e smatosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë