Fjalori
SLLAVOFOBE

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SLLAVOFOB
SLLAVOFOB

SLLAVOFÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i urren sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Qëndrimet e sllavofobit nuk u përkrahën nga të pranishmit.


Rezultate të ngjashme

SLLAVOFÍL,~E mb. Që i do sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Ai ishte një studiues sllavofil, i interesonte çdo gjë që lidhej me kulturën e tyre.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Një i huaj që ka simpati për kulturën dhe qytetërimin sllav. Profesori ishte një sllavofil i hershëm. Ishin mbledhur të gjithë sllavofilët dhe po diskut…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Një e huaj që ka simpati për kulturën dhe qytetërimin sllav. Interesat e sllavofiles lidheshin me traditën dhe zakonet në kulturat sllave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFILÍ,~A f. Dashuri e një të huaji për sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Sllavofilia e tij ishte mbresëlënëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÓB,~Emb. Që i urren sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Ishte një njeri sllavofob. Duhet të rishikoni idetë sllavofobe në studimin tuaj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i urren sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Qëndrimet e sllavofobit nuk u përkrahën nga të pranishmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFOBÍ,~A f. Urrejtje e një të huaji për sllavët dhe mënyrën e jetesës sllave. Sllavofobia ishte një qasje shqetësuese dhe paragjykuese. Nuk mund ta fshihnin më sllavofobinë. N…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÓN,~E mb. Që flet një nga gjuhët sllave. Përkthyesi sllavofon iu afrua grupit të turistëve. Ishte një dashamirëse sllavofone.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që flet një nga gjuhët sllave. Synimet e sllavofonit ishin që të mësonte edhe një prej gjuhëve sllave që nuk e njihte.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SLLAVOFÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që flet një nga gjuhët sllave. Sllavofonia kishte nisur të bisedonte me një studiues gjatë pushimit të konferencës sllavistike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.