Fjalori
SKUTËLIQUR

SKUTËLÍQUR (i, e) mb.është skutëliqur; i futur në një skutëliq (nga frika etj.). Djali i skutëliqur doli pas disa orësh. Kafshët e skutëliqura i gjetën në një kthinë të stallës.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SKUTËLIQEM
SKUTËLIQEM

SKUTËLÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Futem në një skutëliq, strukem. U skutëliqën derimbrëmje që të mos i gjente askush.
Sin.: mblidhem, zvogëlohem.


Rezultate të ngjashme

SKUTËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ruajtja, fshehja në një cep. Skutëlimi i librave i vlejti shumë, nuk mundën t’ia rrëmbenin. Ia gjetën vendin e skutëlimit të mallrave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SKUTËLÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Skutë fare e vogël vend ku mbahen gjërat e papërdorshme të shtëpisë; cep a kënd i mënjanuar a disi i fshehtë. Fshihej në një skutëliq. E nxori nga skutël…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SKUTËLÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Futem në një skutëliq, strukem. U skutëliqën deri në mbrëmje që të mos i gjente askush.Sin.: mblidhem, zvogëlohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SKUTËLÍQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Futje në një skutëliq (nga frika etj.), strukje, zvogëlim. Skutëliqje e frikshme. Skutëliqja e fëmijëve i çuditi të gjithë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SKUTËL/ÓHET jovep., ~A (u), ~UR vetv., vet. v. III Fshihem në një skutë. U skutëlua në njërën prej dhomave më të largëta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SKUTËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë mënjanë në ndonjë cep për ta ruajtur; e fut në ndonjë rrëzë. I skutëloi gjërat e çmuara në një kuti. E skuteluan thesarin në një skutë të fshehtë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SKUTËLÚAR (i, e) mb. Që është skutëluar; i vënë mënjanë në ndonjë cep për ta ruajtur a fshehur. E kishte ruajtur e skutëluar verën për një ditë si kjo. Mallrat e skutëluara ishin z…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.