Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKUNDÍ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË bised. 1. Buzë ose cep në fund të rrobës. Po i shkurtonte skundillin fustanit. Fëmija e kapi nga skundilli dhe e uli përsëri në divan.
2. Cep a copë toke. E kishte rrethuar një skundill ta mbillte me perime. Skundilli pranë liqenit ishte i mbushur me pemë.
✱Sin.: kind, pëqirë.
SKUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Copë pëlhure. Me skundimin që bleu, do të bënte një mbulesë të bukur. Nuk i mjaftoi skundimi që i sollën për të qepur fustanin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKUNDÍSH,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Fund grash. Veshi një skundish me lule të bardha. Nuk i pëlqeu sundishi që i qepi nëna. Të dyja vajzat kishin veshur skundishe me ngjyrë të njëjtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë