Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKULPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Artiste që bën skulptura, ajo që merret me skulpturë. Skulptore e njohur. Veprat e një skulptoreje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTURÁL,~E mb. Që ka të bëjë me skulpturën. Vepra të spikatura skulpturale.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur skulpturoj a skulpturohet. Skulpturimi ishte shumë i gjallë. Të gjitha detajet e skulpturimit ishin punuar me një kujdes të veçantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKULPTURÓ/HET jovep., ~UA (u), ~UAR vet. v. III 1. vetv., Krijohet a përftohet një vepër arti. Ciceroni i muzeut po tregonte si u skulpturuan disa vepra arti.2. pës. e SKULPTURÓJ.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Krijoj a paraqit (një vepër arti) me gdhendje, derdhje e teknikë tjetër. Skulpturuan disa prej objekteve që i kishin sjellë për model.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTURÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me skulpturën ose me veprat e skulpturës, i skulpturës ose i veprave të skulpturës. Vepra skulpturore. 2. fig. Që ka hijeshinë dhe madhështinë e …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTURÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me skulpturën ose me veprat e skulpturës; që bëhet duke i dhënë formë një materiali, si: druri, balta, metali ose guri. Trup me përmasa skulpturo…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTURÚAR (i, e) mb. Që është skulpturuar. Bakër i skulpturuar. Pjesa e brendshme e dhomës ishte e skulpturuar me dru të gdhendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKULPTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Arti i krijimit të statujave, të busteve e të veprave të tjera artistike me vëllim, duke i gdhendur në mermer, në gur, në dru, në metal etj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë