Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKLLAVËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kthej në gjendjen e një skllavi, i rrëmbej lirinë e çdo të drejtë dhe e shtyp pa mëshirë; robëroj. Donin të skllavëronin botën (popujt). Skllavëruan të gjithë banorët e qytetit të pushtuar.
2. fig. E vë plotësisht nën ndikimin dhe nën pushtetin tim, i heq çdo liri e pavarësi të veprimeve, e nënshtroj, e robëroj, pushtoj. I skllavëruan ndërgjegjen (shpirtin). I skllavëronin njerëzit me dogma të ndryshme.
SKLLÁV,~I m. sh. SKLLÉVËR, SKLLÉVËRIT 1. hist. Ai që nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mun…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Ajo që nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍ,~A f. 1. Gjendje dhe pozitë e personave ndaj të cilëve mund të ushtrohet pushteti absolut nga tjetri; të qenët skllav. Përfundoi në skllavëri. Shpëtuan nga skllavëria.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skllavëroj a skllavërohem; robërim. Skllavërimi i robërve të luftës ishte një veprim barbar.2. fig. Heqje e pavarësisë dhe çdo lirie vep…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍSHT ndajf. Si skllav. I trajtonin skllavërisht. Punonin skllavërisht për një pagë shumë të vogël. I shfrytëzonin skllavërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKLLAVËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA(u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Bëhem skllav i dikujt; bie nën pushtetin e dikujt. Po skllavërohen çdo ditë e më shumë nën pushtetin e parasë.2. pës. e SKLLAVËR…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është skllavëruar; që është kthyer në gjendje skllavi. A ka njerëz janë të skllavëruar sot? Popujt e skllavëruar kërkonin liri.2. fig. I vënë plotësish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES,~E mb. Që e vë dikë në gjendjen e një skllavi, që i heq çdo liri e pavarësi, që e nënshtron dikë si skllav; robërues; magjepsës. Ishte një sistem skllavërues. Firmosën …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nënshtron dhe shtyp si skllevër të tjerët ose që përpiqet t'i bëjë skllevër të tjerët; ai që kërkon t'u rrëmbejë lirinë dhe pavarësinë popujve. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajo që nënshtron dhe shtyp si skllevër të tjerët ose që përpiqet t'i bëjë skllevër të tjerët; ajo që kërkon t'u rrëmbejë lirinë dhe pavarësinë popuj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë