Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKLLÁV,~I m. sh. SKLLÉVËR, SKLLÉVËRIT 1. hist. Ai që nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënte ç'të donte me jetën e tij (në shoqërinë skllavopronare). Skllavopronarët i keqtrajtonin skllevërit. Kryengritjet e skllevërve po bëheshin më të shpeshta. Pronarët e skllevërve i nxorën jashtë.
2. Njeri pa asnjë të drejtë e pa asnjë mjet prodhimi, që shitet e blihet nga pronari si kafshë pune (në shoqërinë skllavopronare). Tregtia e skllevërve u ndalua me ligj. Vuajtjet e rënda të skllevërve janë të papërshkrueshme.
3. fig. keq. Ai që ka humbur lirinë dhe ka rënë në varësi të plotë politike, ekonomike etj. të një tjetri; ai që u nënshtrohet verbërisht dëshirave dhe vullnetit të dikujt, rob. Përulje (shpirt) prej skllavi. Punonin si skllevër.
4. fig. Ai që nuk shkëputet dot nga një zakon, nga një mënyrë veprimi, nga ndonjë ves a dëshirë e zjarrtë. Ka mbetur skllav i zakoneve të dëmshme
✱Sin.: bujkrob, pre.
SKLLÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Ajo që nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍ,~A f. 1. Gjendje dhe pozitë e personave ndaj të cilëve mund të ushtrohet pushteti absolut nga tjetri; të qenët skllav. Përfundoi në skllavëri. Shpëtuan nga skllavëria.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skllavëroj a skllavërohem; robërim. Skllavërimi i robërve të luftës ishte një veprim barbar.2. fig. Heqje e pavarësisë dhe çdo lirie vep…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÍSHT ndajf. Si skllav. I trajtonin skllavërisht. Punonin skllavërisht për një pagë shumë të vogël. I shfrytëzonin skllavërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKLLAVËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA(u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Bëhem skllav i dikujt; bie nën pushtetin e dikujt. Po skllavërohen çdo ditë e më shumë nën pushtetin e parasë.2. pës. e SKLLAVËR…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kthej në gjendjen e një skllavi, i rrëmbej lirinë e çdo të drejtë dhe e shtyp pa mëshirë; robëroj. Donin të skllavëronin botën (popujt). Skll…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është skllavëruar; që është kthyer në gjendje skllavi. A ka njerëz janë të skllavëruar sot? Popujt e skllavëruar kërkonin liri.2. fig. I vënë plotësish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES,~E mb. Që e vë dikë në gjendjen e një skllavi, që i heq çdo liri e pavarësi, që e nënshtron dikë si skllav; robërues; magjepsës. Ishte një sistem skllavërues. Firmosën …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nënshtron dhe shtyp si skllevër të tjerët ose që përpiqet t'i bëjë skllevër të tjerët; ai që kërkon t'u rrëmbejë lirinë dhe pavarësinë popujve. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKLLAVËRÚES/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajo që nënshtron dhe shtyp si skllevër të tjerët ose që përpiqet t'i bëjë skllevër të tjerët; ajo që kërkon t'u rrëmbejë lirinë dhe pavarësinë popuj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë