Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKIZOFRENÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të të sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike, gjë që sjell paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin. Dita-ditës po shfaqte simptomat e një skizofrenie kronike. Kishte simptomat e skizofrenisë së pleqërisë. Vuan nga skizofrenia.
SKIZOFRENÍK,~E mb. Që është i prekur nga skizofrenia; që ka të bëjë me skizofreninë, i skizofrenisë; që është i sëmurë nga skizofrenia. Burri skizofrenik po thyente gjithçka që kis…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKIZOFÍTE,~T f. kryes. sh., bot. (lat. Schyzophyta) Grup në klasën e bimëve, që përfshin mikroorganizmat bimorë që jetojnë të izoluar në koloni dhe riprodhohen përmes ndarjes (mito…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKIZOFRÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që vuan nga sëmundja e skizofrenisë, i sëmurë mendor. Sjellja e tij prej skizofreni po bëhej e frikshme. Skizofrenët nuk mund t’i kontrollonin …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKIZOFRÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajo që vuan nga sëmundja e skizofrenisë, e sëmurë mendore. Kishte kohë që merrte mjekim, po nuk donte ta trajtonin si skizofrene.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKIZOFRENOGJENÍK,~E mb., mjek. Që shkakton skizofreninë. Shkencëtarët po përpiqen të identifikojnë faktorët skizofrenogjenikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë