Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKAREPÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Thatanike. Skarepania po bërtiste në rrugë.
SKARÉP,~E mb. Që është i ligshtë, i thatë; shëndetlig. Fëmijë skarep. Vajza ishte skarepe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i ligshtë, i thatë; shëndetlig. Plaku psherëtiu në heshtje, ishte veç një skarep i mjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAREPÁN,~E mb. Që është i dobët, thatanik. Vajza ishte pak skarepane.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAREPÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Thatanik. Skarepani u drejtua nga dalja e ndërtesës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉPC,~E mb. Që është shumë i lëvizshëm. Fëmija skarepc u rrëzua disa herë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉPC,~I, m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shumë i lëvizshëm. Nuk po gjenin qetësi ata dy skarepcët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉPCE,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është shumë e lëvizshme. Skarpece e shkathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉP/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e ligshtë, e thatë; shëndetligë. U takua me një skarepe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKARÉP/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Shkrepje. U dëgjuan disa skarepje njëra pas tjetrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAREPÚJË mb. f. Që është shumë e dobët, thatanike. Ishte një vajzë skarepujë me një fytyrë të çuditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë