Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKANDALÓZ,~E mb. Që shkel në mënyrë të turpshme ligjet, rregullat e moralin e shoqërisë, që shkakton skandal. Kishin një sjellje skandaloze. Pakujdesi skandaloze nga ana e tyre. E gjetën në një gjendje skandaloze e të mjerueshme.
✱Sin.: i turpshëm, i palejueshëm.
SKANDÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror etj., që merret vesh nga të gjithë. Plasi një skandal. Skandalet e …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKANDALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur skandalizoj a skandalizohem. U tronditën nga skandalizimi i tyre.✱Sin.: turpërim, fyerje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKANDALIZÓHEM jovep., ~VA (u), ~ÚAR vetv. Zemërohem dhe e ndiej veten të fyer para ngjarjesh a veprimesh që janë në kundërshtim me normat morale e me rregullat e shoqërisë; shpreh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKANDALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA,~ÚAR kal. E zemëroj a fyej dikë me veprime në kundërshtim me normat morale e me rregullat e shoqërisë. I skandalizuan të pranishmit me veprimet e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKANDALIZÚAR (i, e) mb. Që zemërohet a fyhet nga veprime në kundërshtim me normat morale e me rregullat e shoqërisë. Kishte mbetur i skandalizuar nga skenat e dhunës gjatë protesta…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKANDALIZÚES,~E mb. Që tronditet, skandalizohet. Veprimet skandalizuese të protestuesve do të kujtoheshin gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë