Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKÁJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë; pjesa ku përfundon diçka. Po vinin nga skaji më i largët i fshatit. Në skaj të rrugës ndodhej një dyqan i vogël. Në skajet e pyllit gjendeshin pemë të larta.
2. Cep, kënd. Në një skaj të dhomës (të oborrit). Skajet e tryezës. Në skaj të buzëve. Me skaj të syrit.
3. Vend në pjesën më të largët nga një qendër, vend i veçuar e i shkëputur; cep. Edhe në skajet më të largëta të vendit mund të gjeje njerëz të mirë. Në skajin tjetër të botës në një vend shumë të largët. Anë e skaj anekënd.
4. Pjesë e mprehtë dhe e dalë përjashta e diçkaje, majë, thep. Gur me skaje. I rrumbullakosi skajet.
5. fig. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit, ekstrem. E çoi deri në skajin e tejmë.
6. vjet. Term. Skajet teknike.
✱Sin.: degë, skutë, anë, buzë, qoshe, qoshk, pikë, kind, cak, zgrip, mëngë, kufi, brinjë, humbëtirë.
♦ I dal në skaj (diçkaje) shih ia dal në krye (diçkaje). Nuk ia di skajin (diçkaje) është shumë i pasur, ka aq shumë sa nuk e di as vetë. Skaj më skaj shih cep më cep.
SKAJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skajoj a skajohem. Skajimi i faqeve të lëkurëve.2. Pozicion, qëndrim. Skajimi i ushtarëve nëpër llogore.✱Sin.: mënjanim, largim, shquarje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i skajshëm, ekstremist. Skajnia ka një efekt të dëmshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Largoj mënjanë; e vë diku më larg nga ç'ishte. Skajoi këpucët e çorapet. I skajonte rrobat e vjetra.2. I bëj anë ose buzë diçkaje. Skajon lëkurën …
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., vjet., kal. I jap trajtën e shquar një emri, mbiemri, përemri; shquaj. Skajoj mbiemrin.✱Sin.: shquaj, lakoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJÓR,~E mb. 1. Që gjendet në pjesën më të largët nga një qendër; i vendosur në pjesët më të fundit ose më anësore të diçkaje, i skajshëm. Zonë (krahinë) skajore. Vend skajor. Një…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dërrasë anësore e një trupi ose lënde. Sistemoi skajoret dhe më pas u largua.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKÁJTH,~I m. sh. ~E, ~ET Skaj. E kishin dërguar në skajthin më të largët. Ishte larguar në skajthe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJTÓR,~E mb. Skajor. Vise skajtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKAJÚAR (i, e) mb. 1. Që është vendosur mënjanë; i mënjanuar. Mendimet e skajuara po shfaqeshin një nga një.2. gjuh., vjet. I shquar. Emrat e skajuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKÁJË,~A f. sh. ~A, ~AT Saçme e vogël. Kishte mbushur xhepin e çantës me skaja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë