Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKËRTHÍQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur skërthiqem; përlotje, lotim. Mjaft me skërthiqje, është koha të shohim përpara. Skërthiqjet e saj nuk e bindnin më.
SKËRTHÉQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qaraman. Është një skërtheq i madh. Na mbytën skërtheqët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRTHÍQ/EM jovep., ~A, ~UR bised., vetv. Përlotem, qaj. Skërthiqet gjithë ditën, sikur nuk ka punë tjetër. U skërthiq për një kohë të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRTHÚL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Fëmijë i dobët, i pazhvilluar. Grupit iu shtua edhe një skërthul. Skërthuli i vogël qante me dënesë.2. fig. Njeri pa peshë, i papërfillshëm. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë