Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKËRMÍT (SKËRMÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Kruaj a gërvisht koren ose cipën e sipërme të diçkaje me një send të mprehtë a me majë. Skërmit tokën me shkop. Skërmit dyshemenë me majën e këpucës. Skërmit me thua një nëllë.
2. Shkëput diçka çika-çika me thonj a me sqep; brej me dhëmbë. Skërmitnin ushqimin me thonj e me sqep. E kishte skërmitur miu bukën. Sa e ka skërmitur byrekun.
3. Zbuloj dhe i kërcëlloj (për dhëmbët). Qeni skërmiti dhëmbët.
✱Sin.: kruaj, gërvisht, brej.
♦ I skërmit (i kërcet) *dhëmbët (dikujt).
SKËRMÍT (SKËRMÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Kruaj a gërvisht koren ose cipën e sipërme të diçkaje me një send të mprehtë a me majë. Skërmit tokën me shkop. Skërmit dyshemenë me majën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKËRMÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Gërvishtem e çirrem pas diçkaje me majë. U skërmit e u gjakos shumë.2. fig., vetv. Zbuloj dhëmbët e i kërcëlloj, ngërdheshem. Skërmitet gji…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRMÍT/ET jovep., ~(u), ~ÚR vetv. vet. v. III Kërcënohet, hakërrehet. Mos m’u skërmit! Iu skërmit menjëherë sa hyri në derë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skërmit a skërmitem; gërvishtje a çjerrje pas diçkaje me majë. Skërmitje me thonj. Skërmitja e plagës kishte filluar ta shqetësonte. Skë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRMÍTËS,~E mb. Që skërmit; kërcënues. Shikim skërmitës. Veprime skërmitëse.✱Sin.: hakërrues, ngërdheshës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë