Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SKËRFÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i skërfitur; i ciflosur; i leskëruar. Muri i skërfitur po binte pjesë-pjesë.
2. Që është punuar fare cekët. Toka e skërfitur dukej si e papunuar.
3. fig. I lënduar; i prekur në zemër. Sedra e tij e skërfitur ishte e vështirë të zbutej.
4. fig. I zgurdulluar. E pa me sy të skërfitur.
SKËRFÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq diçkaje copa-copa cipën a pjesën e sipërme që e mbulon si kore; gërvisht. Skërfit enën. Skërfiti murin. Skërfiste plagën.
2. Punoj fare cekët tokën, sa i prish koren. Sa e ka skërfitur arën.
3. fig. Lëndoj, prek. Ia skërfiti zemrën.
4. fig. Zgurdulloj (sytë). Skërfiti sytë.
✱Sin.: cifloj, çjerr.
SKËRFÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq diçkaje copa-copa cipën a pjesën e sipërme që e mbulon si kore; gërvisht. Skërfit enën. Skërfiti murin. Skërfiste plagën. 2. Punoj fare cekët to…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SKËRFÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv., vet. v. III I bie petë-petë diçkaje cipa që e mbulon, cifloset, leskërohet. Skërfitet ena. 2. vetv. vet. v. III I hapen fort gjethet a pet…
Shfaq përkufizimin e plotë →SKËRFÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skërfit a skëftitet diçka. Lagështira bëri që skërfitja e murit të ishte e pashmangshme.2. Punim fare i cekët i tokës. Skërfitja e tokës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë