Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SITUÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e rrethanave dhe e kushteve ekonomike, shoqërore, politike, ushtarake etj., që krijohen në një vend në një periudhë të caktuar; gjendje. Situata politike paraqitej e favorshme. Duhet të dimë të veprojmë në çdo situatë. I bën ballë çdo situate. Ndërhyrja e bankës e ndryshoi situatën.
2. Gjendja e një pune, e një njeriu etj., rrethana zakonisht të vështira e me pasoja. U krijua një situatë shumë e vështirë. Doli nga situata. E ka në dorë (e zotëron) situatën.
3. usht. Gjendja e veprimeve luftarake në një pjesë të fushës së betejës, e cila përcaktohet nga përpjesëtimi dhe vendosja e forcave. Harta e situatës nuk ishte e qartë. Gjenerali pa situatën e dha urdhrin për tërheqjen e trupave. E hodhi situatën në hartë.
4. let. Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një drejtim. Gjatë provave u krijuan situata komike.
✱Sin.: gjendje, rrethanë.
SITUATÍV,~E mb. Që lidhet me qëllimin e një situate të caktuar. Duhej bërë një relacion situativ. Përballje situative.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë