Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SISTEMATIKÍSHT ndajf. 1. Sipas një sistemi, në një rend të caktuar. Janë renditur (vendosur) sistematikisht.
2. Në mënyrë sistematike, sipas një plani dhe rregulli të caktuar; në mënyrë të njëjtë, të vetëdijshme dhe vazhdimisht; në mënyrë të organizuar e rregullisht. Punojnë (studiojnë) sistematikisht. Vazhdon shkollën sistematikisht. E ka kundërshtuar sistematikisht.
SISTÉM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e bren…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMATÍK,~E mb. 1. Që bëhet a ndërtohet sipas një sistemi; që ka të bëjë me një sistem. Klasifikimi sistematik i produkteve. Krijoi skedarin sistematik të hedhjes së të dhënave.2…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMATÍK/Ë,~A f., biol. Degë e biologjisë, që studion dhe përshkruan bimët e kafshët sipas tipareve të tyre të ngjashme ose të ndryshme e sipas lidhjeve të afrisë, duke i ndarë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÍK,~E mb. Që përputhet ose përshtatet me një sistem; në mënyrë sistematike. Sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e bimës. Qarkullimi sistemik i gjakut që kalon nëpër …
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sistemoj a sistemohem; vendosje e çdo gjëje në vendin e vet. Sistemim i përkryer.2. bujq. Tërësi masash që merren për ta bërë tokën më pro…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SISTEMÓHEM jovep., ~VA (u), ~UAR 1. vetv. Zë një punë, një shtëpi etj. sipas nevojës e kërkesave; rregullohem. U sistemuan në shtëpi të reja. Ishin sistemuar në punë. Janë sistemu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Patën sistemuar veglat në vendin e punës. Sistemuan shtëpinë. 2. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Sistemoi veglat në vendin e punës. Sistemuan shtëpinë. 2. Bëj puni…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me sistemin e brendshëm të diçkaje; që i ka pjesët përbërëse të lidhura ngushtë e në mënyrë të ndërsjellë ndërmjet tyre dhe të kushtëzuara njëra ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÚAR (i, e) mb. Që është sistemuar; që është vënë në rend. Materiali i sistemuar ishte gati për t’u dërguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë