Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SISTÉM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëm të gjithë tërësisë; mënyra e rregullt sipas së cilës i vëmë, i ndërtojmë gjërat. Sistemi i brendshëm i makinës nuk po funksiononte. Po viheshin në funksion sisteme të reja edukimi. Sistemi i mbrojtjes së pyjeve nga zjarri po shfaqte problematika. Rrugët e qytetit po pajiseshin me një sistem të ri sinjalizues. E ndryshoi sistemin e renditjes së librave.
2. Tërësi e metodave dhe e mënyrave që zbatohen sipas disa rregullave e parimeve të ngulitura për të bërë një punë, për të kryer një veprimtari a për të arritur diçka. Ndërmarrja po punonte me një sistem zinxhir prodhimi. Sistemi i hedhjes së notave nuk po funksiononte. Sistemi i pagesës me orë pune ishte i përkohshëm. me kohë pune. (sport.) Me sistem rrethi rruga që ndjek gjatë një gare një grup sportistësh (çiklistë, motoçiklistë etj.), duke u kthyer përsëri në pikën e nisjes.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që shënojnë një tërësi pjesësh a elementesh, të cilat kanë lidhje të ngushta e marrëdhënie të ndërsjella ndërmjet tyre (tërësi pikëpamjesh që përbëjnë një doktrinë të njësishme; tërësi organesh që kryejnë një funksion të caktuar në trupin e një qenieje të gjallë; tërësi organizmash a institucionesh në një shtet etj.; tërësi elementesh të njësishme a të një klasifikimi të caktuar shkencor; tërësi trajtash të një kategorie të caktuar etj.). Sistem pedagogjik. Sistem filozofik materialist. Sistemi energjetik. Sistem elektrik unik. Sistemi ujitës. Sistemi i kanaleve kulluese. Sistemi rrënjor i bimës (bot.). Sistemi periodik i elementeve (kim.). Sistemi gramatikor (morfologjik, fonetik) (gjuh.). Sistemi emëror (foljor) (gjuh.). Sistemi grafik. Sistemi rrugor (i transportit). Sistem shumëfazësh (elektr.). Sistem tokëzimi (elektr.). Sistem ngrohjeje. Sistem financiar tërësi procesesh dhe procedurash për mbajtjen e llogarive, parandalimin e mundësive për mashtrim, gabime dhe mospërputhje. Cili sistem financiar duhet të zbatohet në Shqipëri? Sistem hekurudhor tërësi e linjave hekurudhore të një vendi, i përcaktuar nga gjerësia midis shinave. Sistem hekurudhor me parametra ndërkombëtare. Sistem hekurudhor modern. Sistem i centralizuar (pol. ek.) sistem i përqendruar dhe i kontrolluar nga një qendër e vetme në duart e partisë në pushtet. Sistemet e centralizuara diktatoriale.
4. Tërësia e njësive administrative, ekonomike ose kulturore, që janë të lidhura ndërmjet tyre nga ana organizative dhe nga detyrat e njëllojta që kryejnë. Sistemi i organeve të shëndetësisë. Sistemi i institucioneve të Akademisë së Shkencave.
5. Rendi shoqëror; forma e organizimit të shoqërisë në një etapë të caktuar të zhvillimit të saj. Përmbysja e një sistemi të vjetër do të sillte një tjetër zhvillim. Është në natyrën e vetë sistemit që të përjashtoheshin disa gjëra.
6. Tërësia e ndarjeve dhe e nënndarjeve të vendosura në mënyrë konvencionale për të matur diçka, sistem në të cilin njësitë themelore të matjes mund të jenë metri, kilogrami dhe sekonda. Sistemi metrik i gjuhës. Sistemet teknike nuk po funksiononin mirë.
7. gjeol. Tërësi shkëmbinjsh që janë formuar gjatë një periudhe gjeologjike. Sistemi i shkarjes së dherave.
8. Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makineri të ndryshme, që janë të lidhura ndërmjet tyre dhe që kryejnë një punë të caktuar; aparat, makinë etj. e ndërtuar në një mënyrë të caktuar. Sistem shumëfazësh. Sistem tokëzimi (elektr.). Sistem ngrohjeje. Sistemi i shkarkimit të ajrit. Aeroplan (tren) i një sistemi të ri.
9. bised. Rregull i ngulitur sipas të cilit bëjmë një punë, rregull që na bëhet i zakonshëm në mënyrën e të jetuarit, në punë etj., metodë pune. E ka vënë sistem. I ka bërë sistem pune këto vonesa.
10. astron. Grup trupash qiellorë të cilët qëndrojnë në orbita rreth një qendre falë forcave tërheqëse të përbashkëta. Sistemi planetar. Sistemet yjore. Sistemi diellor. Sistem planetar.
11. fiziol. Trup i njeriut a kafshës si një e tërë; tërësi organesh të trupit me strukturë ose funksion të përbashkët. Sistemi i tretjes. Sistemi i qarkullimit të gjakut. Sistem nervor (muskulor, eshtëror). Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimit të gjakut).
SISTEMATÍK,~E mb. 1. Që bëhet a ndërtohet sipas një sistemi; që ka të bëjë me një sistem. Klasifikimi sistematik i produkteve. Krijoi skedarin sistematik të hedhjes së të dhënave.2…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMATÍK/Ë,~A f., biol. Degë e biologjisë, që studion dhe përshkruan bimët e kafshët sipas tipareve të tyre të ngjashme ose të ndryshme e sipas lidhjeve të afrisë, duke i ndarë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÍK,~E mb. Që përputhet ose përshtatet me një sistem; në mënyrë sistematike. Sëmundje sistemike që prek të gjitha organet e bimës. Qarkullimi sistemik i gjakut që kalon nëpër …
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sistemoj a sistemohem; vendosje e çdo gjëje në vendin e vet. Sistemim i përkryer.2. bujq. Tërësi masash që merren për ta bërë tokën më pro…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SISTEMÓHEM jovep., ~VA (u), ~UAR 1. vetv. Zë një punë, një shtëpi etj. sipas nevojës e kërkesave; rregullohem. U sistemuan në shtëpi të reja. Ishin sistemuar në punë. Janë sistemu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Patën sistemuar veglat në vendin e punës. Sistemuan shtëpinë. 2. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Sistemoi veglat në vendin e punës. Sistemuan shtëpinë. 2. Bëj puni…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me sistemin e brendshëm të diçkaje; që i ka pjesët përbërëse të lidhura ngushtë e në mënyrë të ndërsjellë ndërmjet tyre dhe të kushtëzuara njëra ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMORËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Renditja dhe organizimi duke përdorur një plan fiks dhe të organizuar, duke zbatuar një sërë parimesh rigoroze. Sistemorësia e skedarëve ishte në plan …
Shfaq përkufizimin e plotë →SISTEMÚAR (i, e) mb. Që është sistemuar; që është vënë në rend. Materiali i sistemuar ishte gati për t’u dërguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë