Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SIPËRFAQËSÍ,~A f. ~E, ~SË Të qenët i sipërfaqshëm; cektësi. E shfaqën haptazi sipërfaqësinë e tyre.
SIPËRFAQËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Dalja hapur, dalja në sipërfaqe. Sipërfaqësimi i tyre ishte i pamohueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFAQËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të përciptë, cektas. Biseduan krejt sipërfaqësisht, pa shfaqur asnjë afrimitet. I analizoi sipërfaqësisht të dhënat.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFÁQAS ndajf. Përciptas. E lexoi krejt sipërfaqas tekstin. I mori sipërfaqas pluhurat. I preku sipërfaqas problematikat gjatë diskutimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFÁQ/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ana e jashtme e një trupi, që e kufizon atë si diçka më vete. Sipërfaqe e rrafshët (e lëmuar, e ashpër). Sipërfaqja e Tokës ngrohej gjatë ditës ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFAQSHMËRÍ,~A f. ~, ~TË 1. Mungesa e gjykimit për gjëra që janë serioze ose të rëndësishme; cektësi. Gjatë gjithë diskutimit u vu re sipërfaqshmëria e tij.2. Dukja si e rëndësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFÁQSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që gjendet në pjesën e sipërme të diçkaje, sipërfaqësor. Muskul i sipërfaqshëm. 2. Që nuk hyn në thelbin e gjërave; që niset nga ana e jashtme e g…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFÁQSHËM ndajf. Në mënyrë sipërfaqësore. Prezantimi u bë sipërfaqshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFÁQT/Ë (i, e) mb. Sipërfaqësor. Ishte një prezantim i sipërfaqtë. Paraqitej në mënyrë të sipërfaqtë çdo herë.✱Sin.: i sipërfaqshëm, i përciptë, i cekët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFAQËSÓR,~E mb. 1. Që gjendet në sipërfaqe, i sipërfaqes, jo i thellë; që ndodh a që bëhet në sipërfaqe, jo në thellësi. Nivel sipërfaqësor. Rrymat sipërfaqësore vëreheshin qar…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIPËRFITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fitim mbi fitimin e zakonshëm a të parashikuar. Prodhimet bujqësore këtë vit sollën siperfitime.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë