Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SINKRONÍ,~A f., spec. 1. Ndodhja në të njëjtën kohë e dy a më shumë dukurive; njëkohësi. U pa një sinkroni e reagimeve.
2. tek. Përputhja në një kohë e veprimeve, e punës a e lëvizjeve të aparateve e të pjesëve të pajisjeve të ndryshme; rregullimi në një kohë. Sinkronia e lëvizjeve të mekanizmave. Rregulluesi i sinkronisë së aparaturës.
3. gjuh. Gjendja e një gjuhe në një etapë historike të zhvillimit të saj. Sinkronia dhe diakronia. Shqyrtime që marrin në analizë sinkroninë.
SINKRONÍK,~E mb., spec. 1. Që ndodh a bëhet në të njëjtën kohë me diçka tjetër; i njëkohshëm. Bënin lëvizje sinkronike. Ngjarje sinkronike ngjarje të ndryshme që ndodhin në të njëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINKRONIZÍM,~I m. spec. 1. Veprimi kur sinkronizoj a sinkronizohen dy ose më shumë veprime, dukuri a gjëra. Sinkronizimi i plotë i veprimeve. Sinkronizimi i lëvizjet të duarve me t…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SINKRONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SINKRONIZÓJ. Sinkronizohen veprimet. U sinkronizohet zëri me figurën.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINKRONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec., kal. 1. Bëj që të ndodhin a të zhvillohen në të njëjtën kohë dy a më shumë veprime ose dukuri të ndryshme; vë në sinkroni dy ose më shumë dukur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINKRONIZÚAR (i, e) mb. Që është sinkronizuar, që është përputhur me saktësi. Lëvizje të sinkronizuara. Not i sinkronizuar. Bënin veprime të sinkronizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINKRONIZÚES,~E mb. Që bën sinkronizimin e dy a më shumë veprimeve a dukurive. Kishin prirje sinkronizuese. U organizuan aktivitete plotësuese dhe sinkronizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINKRONÍZ/ËM,~MI m. Lidhje që ekziston kur dy a më shumë dukuri ndodhin njëkohësisht. Reaguan në sinkronizëm të plotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë