Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SINJALIZÚES,~E mb. Që shërben për të dhënë sinjale. Llambat sinjalizuese të makinës ishin ndezur të gjitha. Dritat sinjalizuese në qiell e bënë më shqetësuese situatën.
SINJALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është i ngarkuar për të dhënë sinjalet. Sinjalizues me flamuj. Sinjalizuesit e pistës së avionëve.
2. Ai që vë dikë në dijeni për diçka, njoftues. Sinjalizuesit në stacionin e trenit.
3. Pajisje ose pjesë e një pajisjeje që shërben për të dhënë sinjale. Sinjalizues me drita. Sinjalizues kushtrimi (alarmi).
✱Sin.: njoftues, tregues.
SINJÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shenjë e caktuar që jepet me tinguj, me drita etj. për të njoftuar nga larg diçka, për të dhënë një urdhër, për t'u marrë vesh në lidhje me diçka etj. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINJALÍST,~I m. sh. ~Ë,~ËT Ai që komunikon me të tjerët përmes sinjaleve. Sinjalisti përcolli mesazhin përmes aparatit. Filloi punën si sinjalist.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINJALÍST/E,~JA f. sh. ~E,~ET Ajo që komunikon me të tjerët përmes sinjaleve. Sinjalistet po komunikonin në mënyrë të njëkohshme me operatorët. Në sektorin e sinjalisteve nuk kisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINJALISTÍK/Ë,~A f. sh. ~AT Sistemi i sinjaleve në qarkullimin rrugor, në ushtri etj. Instalimi i sinjalistikës rrugore. Sinjalistika vertikale është e nevojshme në rrugët e qyteti…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINJALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur sinjalizoj a sinjalizohem. Sinjalizimi me drita shmangu përplasjen e mjeteve. Nëpër qytet ishin instaluar aparatet (sistemet, llambat, dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SINJALIZ/ÓHEM jovep., ~VA (u), ~UAR pës. e SINJALIZÓJ. Ushtarët u sinjalizuan që të mos lëviznin nga pozicionet. Do të sinjalizoheshin nga eprorët për nisjen e sulmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINJALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Lajmëroj ose njoftoj diçka me anë të sinjaleve. Sinjalizoi me flamurë nisjen e garës. Sinjalizuan me drita për të kërkuar ndihmë. Hu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë