Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SINÁP,~I m., bot. (lat. Sinapis arvensis) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë, me gjethe të mëdha trekëndëshe dhe me lule të verdha në majë në trajtë vilesh, që bën fara të vogla, të ndritshme, me shije të athët e djegëse; farat e kësaj bime që përdoren në mjekësi dhe për të përgatitur mustardën; hardall. Sinap i bardhë (i zi). Fletë (gjethe) sinapi.
SINAPÍN/Ë,~A f., bot. Alkaloid me shije të hidhur të nxehtë, që ndodhet në farat e sinapit të bardhë. Gjeti sinapinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINÁPS,~I m. Strukturë e specializuar ndërmjet dy qelizave nervore apo ndërmjet një qelize nervore dhe një muskulore, që shërben për tejçimin kimik të impulsit nervor nga nervi për…
Shfaq përkufizimin e plotë →SINAGÓG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtesë me ndarje për falje, mbledhje, studim për besimtarët hebrenj. U ndërtua një sinagogë e re. Iu drejtuan sinagogës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINÁH,~U m. Rrufë. E zuri një çikë sinah. Nuk ishte thjesht sinahu që e mundonte.✱Sin.: flamë, kërrnjotë, ftohmë, shibë, lëngjyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ftohem. Ku je sinahur kaq keq? Ruhu se mos sinahesh. ✱Sin.: plevitosem, tartarosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINÁHUR (i, e) mb. Që është sinahur; që është ftohur. Djali i sanahur mori leje. Kur je e sinahur duhet të bësh kujdes. ✱Sin.: i plevitosur, i ftohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT [SINÁ/K,~U m. sh. ~QE, ~QET] Lama e barit, vendi ku janë mullarët e sanës. Punuan gjithë ditën te sinaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →SINANTRÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT biol. (lat. Synanthrope) Specie që jeton pranë njerëzve dhe përfiton prej tyre modifikime mjedisore. Miu është një sinantrop.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë