Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SIMPTÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Dukuri a shenjë e jashtme, me të cilën shfaqet një sëmundje dhe që e ndihmon mjekun për ta përcaktuar. Simptomë e jashtme të sëmundjes. Shfaqte simptoma të lehta. Kishte të gjitha simptomat e helmimit.
2. libr., fig. Shenjë e jashtme që na jep mundësi të kuptojmë a të parashikojmë diçka. Simptomë e një krize të re ekonomike. Filluan të dalloheshin simptomat e lëvizje demokratike.
✱Sin.: mëzirë, shenjë.
SIMPTOMATÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me simptomat; që zhduk ose lehtëson shfaqjet e jashtme të sëmundjes. Mjekim simptomatik. 2. libr. Që ka shenjat e jashtme të një gjendjeje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPTOMATOLOGJÍ,~A f., mjek. Degë e mjekësisë që studion dhe mjekon shenjat e sëmundjeve. Kishte botuar disa artikuj në fushë të simptomatologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë