Fjalori
SIMPATIZOJ

SIMPATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndiej simpati për dikë, e pëlqej dikë, e dua. Ata simpatizojnë njëri-tjetrin. Djali simpatizonte një shoqeklasës.
2. Shpreh simpati a përkrahje për dikë a për diçka. Simpatizonin shoqërinë. I simpatizonte aktivistët e lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit. Ne u simpatizuam me të.
Sin.: pëlqej, përkrah, miratoj.


Rezultate të ngjashme

SIMPATÍ,~A f. sh. ~, ~TË Prirje e brendshme që na bën ta ndiejmë të afërt e ta duam dikë a diçka; ndjenjë pëlqimi e mirëdashjeje; kund. antipati. Simpati e thellë. Shprehu simpatin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATÍK,~E mb. 1. Që të ngjall ndjenjën e simpatisë, që të bën për vete, që të tërheq me vetitë e tij; kund. antipatik. Ishte një njeri simpatik. Ka qenë një drejtuese simpatike. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që të ngjall ndjenjën e simpatisë. Simpatikët kanë më shumë sukses. Po u fliste simpatikëve të skenës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që të ngjall ndjenjën e simpatisë. Atë simpatiken e kam parë më herët. Simpatiket tërheqin vëmendjen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATIZÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Simpatizues. Anëtarë e simpatizantë. Bëri një takim me simpatizantët e rinj. U mblodhën shumë simpatizantë.Sin.: përkrahës, dashamir, mirëdashës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur simpatizoj dikë a diçka apo simpatizohem. Ishte akuzuar për simpatizim të armikut. Ka pasur dakordësi dhe simpatizim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATIZÚAR (i, e) mb. Që është simpatizuar; që gëzon simpatinë e dikujt. Këngëtar i simpatizuar shumë nga të rinjtë. Qenë artiste të simpatizuara nga publiku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka simpati për dikë a për diçka. Ajo kishte disa simpatizues. Simpatizuesi mori guximin t’i fliste. Simpatizuesit i shkruanin letra. 2. Ai që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATRÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol. (lat. Sympatria) Bashkëjetesë e specieve që ndodhen në të njëjtin areal, diferencat ndërmjet të cilave zakonisht rriten. Simpatria e zogjve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SIMPATRÍK,~E mb., biol. (lat. Sympatricus) 1. Që lidhet me taksone shumë të afërta ose shumë të lidhura, që jetojnë në të njëjtin areal ose në areale të mbimbuluara. 2. Që lidhet m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.