Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SIMPATÍ,~A f. sh. ~, ~TË Prirje e brendshme që na bën ta ndiejmë të afërt e ta duam dikë a diçka; ndjenjë pëlqimi e mirëdashjeje; kund. antipati. Simpati e thellë. Shprehu simpatinë e tij. Ai gëzon simpatinë e të gjithëve. Ushqen simpati për dikë a për diçka. Ajo fitoi simpatinë e kolegëve. Na e shfaqi hapur simpatinë. Flet me simpati për atë.
SIMPATÍK,~E mb. 1. Që të ngjall ndjenjën e simpatisë, që të bën për vete, që të tërheq me vetitë e tij; kund. antipatik. Ishte një njeri simpatik. Ka qenë një drejtuese simpatike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që të ngjall ndjenjën e simpatisë. Simpatikët kanë më shumë sukses. Po u fliste simpatikëve të skenës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që të ngjall ndjenjën e simpatisë. Atë simpatiken e kam parë më herët. Simpatiket tërheqin vëmendjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATIZÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Simpatizues. Anëtarë e simpatizantë. Bëri një takim me simpatizantët e rinj. U mblodhën shumë simpatizantë.✱Sin.: përkrahës, dashamir, mirëdashës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur simpatizoj dikë a diçka apo simpatizohem. Ishte akuzuar për simpatizim të armikut. Ka pasur dakordësi dhe simpatizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndiej simpati për dikë, e pëlqej dikë, e dua. Ata simpatizojnë njëri-tjetrin. Djali simpatizonte një shoqe të klasës. 2. Shpreh simpati a përkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATIZÚAR (i, e) mb. Që është simpatizuar; që gëzon simpatinë e dikujt. Këngëtar i simpatizuar shumë nga të rinjtë. Qenë artiste të simpatizuara nga publiku.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka simpati për dikë a për diçka. Ajo kishte disa simpatizues. Simpatizuesi mori guximin t’i fliste. Simpatizuesit i shkruanin letra. 2. Ai që …
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATRÍ,~A f. sh. ~, ~TË biol. (lat. Sympatria) Bashkëjetesë e specieve që ndodhen në të njëjtin areal, diferencat ndërmjet të cilave zakonisht rriten. Simpatria e zogjve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMPATRÍK,~E mb., biol. (lat. Sympatricus) 1. Që lidhet me taksone shumë të afërta ose shumë të lidhura, që jetojnë në të njëjtin areal ose në areale të mbimbuluara. 2. Që lidhet m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë