Fjalori
SIMITE

SIMÍTE,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj buke e bardhë, e rrumbullakët dhe e lyer përsipër me të verdhë veze, që zihet me brumëëmbël a me tharm. Simitengrohta. Me tul simiteje. Faqet e buta si simite. Sapo i kishte bërë simitet.
Sin.: paror, parur, somune, shkulore.
(E humbi) si Xhaferi simiten (dikush) u hutua shumë, s’di ç’të bëjë; nuk ështëgjendjekuptojë ç’po ndodh; e humbi fillin; e humbi toruan. (I nxjerr) si simitet nga furra (dikush) e prodhon a e përgatit diçka shpejt e shpejt, pa i lënë kohën e nevojshme dhe pa i kushtuar kujdes cilësisë; punon nxitimthi e i shkujdesur. Ia shpuri simite (të ngrohta) (fjalët etj.) (dikujt) ia përcolli menjëherë ato fjalë që u thanë për dikë, nuk duroi sa t’ia thoshte; i fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në vesh.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.