Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SIMFONÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. muz. Vepër e madhe muzikore për orkestër, e përbërë prej tri a katër pjesësh që quhen kohë. Simfonia e parë shqiptare. Në kohën e parë të simfonisë. Do të luajnë simfoninë e nëntë të Bethovenit.
2. fig., libr. Ndërthurje e rregullt dhe e këndshme e shumë tingujve, ngjyrave etj., që krijojnë një tërësi të harmonishme. Tabloja ka një simfoni ngjyrash.
SIMFONÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me simfoninë; që ka natyrën e simfonisë ose të muzikës klasike, të caktuar për t'u luajtur nga një orkestër e madhe me harqe, me vegla fryme dhe me…
Shfaq përkufizimin e plotë →SIMFONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kompozitor simfonie a simfonish. Ai është një simfonist i mirënjohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë