Fjalori
SILL

SÍLL vep., ~A, ~Ë kal. Sjell, rrotulloj. E silla kokën. Sill rrotën.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SJELL
SJELL

SJÉLLІ vep., SÓLLA, SJÉLLË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e vë dikuafër, bie; e mbart dikush nga larg dhe e bievendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. Solli plaçkatshtëpi. Solli orendireja. Na sollën veglat e punës. Sollën ujinfshat. Më sill pak ujë!
2. Marr e bie dikë a diçka me vete; bie; kund. shpie, çoj. Solli një letërkishte marrë. Kur erdhishtëpi, solli edhe djalin. Këtë trungun e solli uji.
3. Vij dhe bëjditur; vij e njoftoj diçka nga ana e një tjetri, bie një lajm a diçka tjetër; bie; kund. dërgoj, çoj, shpie. Solli një lajmmirë. Na solli shumë lajmereja. Na sollifala. Nuk i solli përgjigje. Sjell mendimet e masës. Ka sjellë zërin e klasës punëtore.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e nxjerr atje ku dua, e bie (bisedën, fjalën). Solli shumë prova. E kishte sjellë si shembull. E sillte fjalën te prindërit.
5. Bëj që të vijë diçka si rrjedhim a si pasojë, shkaktoj. Kjo pijasjell gjumë. Retë e zeza sjellin shi. Kjo qasje e re na sjell pengesa për realizimin e projektit. Ardhja e fëmijëve i solli shumë kënaqësi. Ky lajm i trishtueshëm sikur i pati sjelle vdekjen. Ndryshimi i itinerarit sjell me vete problematikandryshme.
6. fig. I siguroj a i dhuroj dikujt diçkakërkon përpjekje e luftë për t'u arritur. Lajmi i shumëpritur i solli lirinë. Dy golat e fundit u sollën fitoren.
7. E bie diçka deri në një cak a përfundim; e bëj një punë a diçka deri në një pjesë. E solli gjergjysmë punën, pastaj e la. E ka sjellë në minutën e fundit porosinë. E sillte në të mbaruar kripën kamerieri, atëherë kur nuk duhej. Deri atje e kishin sjellë studiuesit paraardhës.
8. E bëj dikë a diçkajetë a të vijë në një gjendjecaktuar (të mirë a të keqe). E sollivete duke i folur (në udhëmbarë). E sillteqejf. E ka sjellë punënvijë me ato që ka bërë (në rregull). Ai e sollikëtë gjendje (në këtë ditë). Ja ku e solli kokëfortësia (mendjemadhësia, pakujdesia)!
9. E tërheq dikë për të ardhur në një vend; e bëjvijë a të kthehet diku. E solli malli për fshatin (për vendlindjen). Ç'e solli këtu?
10. vet. v. III Bën që të vijë a të ndodhë rastësisht ose pa e pritur e pa e kërkuar; më detyronshkoj diku. E solli koha (rasti). E solli puna (nevoja). E solli hera (fati).
11. E vë të punojë në një organ drejtues a i jap një pozitë drejtuese; e pranoj në një institucion, organizatë etj. E sollënfuqi (në pushtet). Sollën profesionistërinjinstitucion.
12. I kthej njërën anë diçkaje ose e kthej nga njëra anë; i paraqit njërën anë; drejtoj. I solli fytyrën (kurrizin) diellit. E solli përmbys. Sille nga ana tjetër! Mos i sill sytë nga rruga! Sille kokën prapa!
13. bised. E shqep një rrobë dhe e qep nga faqja tjetër, kthej. Solli pallton (pantallonat).
14. E bëj që të vijë rrotull a të ecë përqark; rrotulloj. Sjell rrotën. E sjell rrotull. E kishte sjellë përqark shtëpisë.
15. fig., bised. Nuk ia mbaroj një punë dikujt dhe ia zvarrit për një kohëgjatë; e vonoj dikë, e sorollat. E solli ditëtëra kot. Mos i sill njerëzit! Po i sjell poshtë e përpjetë (rrugëve).
16. Ringjallkujtesë. Sjell ndër mend kujtoj. E sollihatër, bised. e kujtoi, e sollikujtesë. Ia solli ndër mend, ia kujtoi.
Sin.: rrotulloj, end, bëj.
E sjell *anepërqark (dikë). E sjell (e vë) në *binarë (dikë). Sjell të *çara (në diçka). E solli (e vuri në (për) *fije (diçka). Ma solli te *hunda (dikush). E sjell (e bie) në *jetë (dikë). E solli (e pruri) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E solli (e pruri) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. E solli në *kut (diçka). E sjell ndër* mend (dikë a diçka). E sjell në *mendje (dikë a diçka). E sjell në *rreth (dike a diçka). Ia sjell mendjen *rrotull (dikujt). Ia sjell mendjen *vërdallë (dikujt). Ia sjell (ia bie, ia hedh) *rrotull (dikujt). E sjell *rrotull (dikë). Ma solli në *shteg (dikë a diçka). Të sjellçin me *tabut! mallk. E sjell në *terezi (dikë a diçka). E sjell në *vete (dikë). E sjell *vërdallë (dikë). E solli (e vuri) në *vijë (dikë a diçka).

SJELL

SJÉLLІІ vep., SÓLLA, SJÉLLË jokal. I bie ose e godas me diçka. I solli me gurë. I solli me dorë (me pëllëmbë). I solli me kamxhik. I solli topit me këmbë. I solli me sa fuqi kishte.


Rezultate të ngjashme

►SÍLLEM jovep., SÓLLA (u), SJÉLLË 1. vetv. Kthehem nga një anë a nga një drejtim. Sillu këtej! U soll nga unë. Sillet me fytyrë nga dielli. 2. vetv., zakon. v. III Bëj një lëvizje …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILLOÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mendim. Në kokë kishte gjithmonë një silloi. E kam silloinë tek ti. Sin.: të menduar, mendje, thënie, shprehje, pohim, pikëpamje, bindje, shoshitje, gjykim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILLOÍS vep., ~A, ~UR jokal. Mendoj. Sillois për kohët e vjetra. Kam silloisur shumë për këtë punë.Sin.: gjykoj, përsiat, arsyetoj, shestoj, stërshosh, shoshit, hamendësoj, pandeh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SILLOÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mendohem. Do të silloisem e do të të kthej përgjigje. Sin.: reflektoj, përsiat, kujdesem, matem, quhem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILLOÍSJ/E,~A f. Veprimi kur sillois a silloisem. Mos u lodh me këto silloisje të kota.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Ha sillë, ha mëngjes; sëllij. Më lër të silloj rehat. Sapo kisha filluar të silloja. Duhet të kishim silluar para se të niseshim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SÍLLS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtypës rrushi. Kishin vënë një sillsë të re. E futën rrushin në sillsë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SÍLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ushqimi i mëngjesit; mëngjesi; sëlli. Nëna përgatiti një sillë të mirë. Sapo na kishte ardhur silla. I çoi sillën në arë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.