Fjalori


Rezultate të ngjashme

SILICÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Veprimi kur silicoj a silicohet. Silicimi u bë në laborator.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILIC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Kthej në silic a zëvendësoj me silic. Përbërja ishte silicuar më herët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILICÓR,~E mb., kim. Që ka silic në përbërjen e vet, që ka silicin si përbërës kryesor. Tokë (shtresë) silicore. Lëndë silicore. Sfungjerë silicorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILIKÁT,~E mb. Që është përgatitur nga silikati. Tulla silikate.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILIKÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Emërtim i përgjithshëm i mineraleve shumë të përhapura në natyrë, që përmbajnë silic dhe që hyjnë në përbërjen e shumicës së shkëmbinjve. Zonë e mbusur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILIKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Secili nga një grup përbërjesh polimerike pjesërisht inorganike, që kanë qëndrueshmëri të lartë termike dhe mosqasje të jashtëzakonshme për ujin, me …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILÍK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. Shushunjë. Lëshon silikat. Ngjitet si silikë. I përdorte shpesh silikat. Sin.: ushunjëz, piavicë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILÍK/Ë,~AII f., bot. (lat. Siliqua) Fryt i thatë, i gjatë, me dy kthina, i hapshëm në dy kapakë, ndërmjet të cilëve ka një cipë, ku vendosen farat, si te lakra. Silikën e kam parë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILIQÉN,~I m. sh. ~E, ~ET Kënetë e lidhur me detin. Peshkonte në siliqen. Dolën varkat në siliqen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SILÍT (SILÍS) vep., ~A, ~UR kal. Nxit. Silit zjarrin. Mos e silitni më. Sin.: shtyj, ngacmoj, nguc.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.