Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SILABÍK,~E mb., gjuh. Rrokjesor. Shkrim silabik. Theks silabik.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILÁBUS,~I m. sh. ~E, ~ET Program me një varg leksionesh ose kurse studimi. Kishin përgatitur silabusin e ri. Temat që përfshin sibalusi. Silabuset do të rishikohen.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILÁB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Rrokje. Silabë e hapur. Varg me tetë silaba.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILÁF, ~I m. sh. ~E, ~ET vjet. Silah. Ngjeshi mirë silahun. E mbushi silahun me plumba.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fig. Ajo që ka sy të kthjelluar, të pastër. Moj silarë bukuroshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Ushqim për kafshët, që përdoret zakonisht në dimër dhe që përgatitet duke grirë bimët e duke i lënë të tharmëtohen në gropa a në vende të posaçme të …
Shfaq përkufizimin e plotë →SILAZHGRÍRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Makinë stacionare me transportim pneumatik të masës së grirë, që vendoset pranë siloseve, gropave të silazhit ose në stalla. Kishin marrë nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SILAZHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Veprimi kur silazhoj a silazhohet. Silazhimi duhej kryer në kohë. Ata do të merreshin me silazhimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SILAZH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR bujq., pës., vet. v. III e SILAZHÓJ. Duhet të silazhohet kashta e misrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq., kal. Grij për silazh dhe e fut në gropën e posaçme. Silazhojnë tërfilin. I kanë silazhuar gjethet e patates.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILAZHÚAR (i, e) mb., bujq. Që është silazhuar. Tërfili i silazhuar do të depozitohej.
Shfaq përkufizimin e plotë →SILAZHÚES,~E mb., bujq. Që silazhon. Ishte e domosdoshme pajisja silazhuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë