Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHYT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I thyej veshët a grykën një shtambe, një shisheje etj.; i heq një sendi pjesën e sipërme me majë, e lë shyt. E shytoi qypin (shtambën). Shytoi shishen.
2. Pres degët e tepërta, e krasit shumë, cungoj. E shytoi fikun. Shytoj shelgun.
3. I pres flokët shumë shkurt. I shytoi krejt flokët.
✱Sin.: cungoj, cungulloj, krasit, shkadhis, rralloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë