Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHÚRR/Ë,~A f. Lëng i tejdukshëm, si i verdhë e me një erë të athët, që mblidhet në fshikëzën e ujit te njeriu a te kafshët dhe del jashtë nëpërmjet një kanali të posaçëm duke e çli…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËGJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Chrysosplenium altemifolium) Bar bjeshke me lule të verdha, që kur këputet lëshon një lëng si gjak, bar gjaku. Bar shurrëgjaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËGJÁK/E,~JA f. vet. nj., veter. Shurrëkuqe. U ka rënë shurrëgjakja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËKÚQ/E,~JA f. vet. nj., veter. Sëmundje e bagëtive që shkaktohet nga një parazit, i cili shkatërron rruazat e kuqe të gjakut dhe skuq shurrën. E preftë shurrëkuqja! (mallk.)
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËPÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Rhamnus fallax) Lloj shkurreje, arrçi. Shurrëpelë e madhe. Shurrëpelën e hanë delet.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËPÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shurrëqenëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Shtytkë. E lidhi fëmijën me shurrëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Banjë e posaçme publike anës rrugës për të derdhur ujët e hollë (për burrat). Vajti në shurrëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRRËZ,~A f., anat. Kanali nëpër të cilin kalon shurra nga fshikëza jashtë. I digjte shurrëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURRËZËNË mb. 1. Që i mbahet urina, që s’përmjerr dot (edhe mospërf.). Plak shurrëzënë.2. fig., mospërf. I paaftë, ngordhalaq, i humbur. Burrë shurrëzënë. 3. si em. Ai që i mbahet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë