Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHURDHÚES,~E mb. 1. Shumë i lartë, shumë i fortë, që të shurdhon (për zëra e zhurma). Zë (gjëmim) shurdhues. Zhurmë (shungullimë, krismë) shurdhuese. Klithma (ulërima) shurdhuese.
2. fig. Që të merr mendjen, që të huton e të shushat, që bëhet me bujë e me zhurmë të madhe. Propagandë shurdhuese. Deklarata shurdhuese.
✱Sin.: shushatës, marramendës, gumëzhitës, i zhurmshëm, i zhurmët, piskatës, çjerrës.
SHURDH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhi kuptonte vetëm nga lëvizja e buzëve të tjetrit. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Është shurdh, s’dëgjon fare…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH vep., ~A, ~UR kal. Shurdhoj. E shurdhi shpërthimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDH,~E mb. 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. I moshuar shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh. Çelës shurdh çelës kopil.2. si ndajf., fig. Pa dëgjuar asgjë. Mbeta s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHA,~T f. zakon. sh. Gjendja kur bëj se jam i shurdhër. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÁC,~I m. sh. ~Ë ~ËT bot. (lat. Typha latifolia) Një lloj shavari me gjethe pak më të gjera. Preu pak shurdhac.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk dëgjon fare nga veshët. Shurdhja kishte mësuar të shkruante në shkollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shurdhër; shurdhane. Shurdhja kishte blerë një aparat dëgjimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHURDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Quercus pseudosuber) Lloj dushku me gjethe të dhëmbëzuara, me degë të murrme e me push dhe me lëkurë të trashë e të plasaritur, prej së cilës nx…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDHÇ,~E mb. Që nuk dëgjon, shurdh, shurdhaq. Djalë shurdhç.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHÚRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Lloj insekti që mund të hyjë në vesh e të të shurdhojë. Shtie shurdhat e bëj veshin të shurdhër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë